Ofrohet për shitje një shtëpi moderne dhe funksionale në Royal Green Residence, një lagje elitare në Zllatar, me fletë poseduese. Kjo zonë e qetë dhe ekskluzive është e rrethuar nga natyra dhe ndodhet pranë Liqenit të Badovcit, duke ofruar një ambient të shëndetshëm dhe një pamje mahnitëse.

Siguri 24/7 – hyrje e kontrolluar vetëm për banorët dhe të ftuarit e tyre.

Infrastrukturë moderne – kopësht për fëmijë, qendër të mjekësisë familjare, markete, lokale, restorante, fitnes dhe aktivitete sportive.

Lidhje e shpejtë me qytetin – vetëm pak minuta larg nga Mati 1.

Shtëpia është e pajisur me sistemin smart, duke ofruar rehati dhe funksionalitet maksimal!

Karakteristikat e shtëpisë (299.8m², 2 kate + nënkulmi):

Kati përdhesë: Sallon, kuzhinë, banjo, tarracë, garazh.

Kati i parë: 3 dhoma gjumi, garderobë, 2 banjo, tarracë, depo.

Nënkulmi: Hapësirë pune dhe hapësirë pushimi.

Oborr privat – hapësirë e bollshme për relaks dhe privatësi.