Në një nga zonat më të qeta dhe të pastra të rajonit, ofrojmë truall për shitje me sipërfaqe prej 3.02 hektarësh, ideal për investime afatgjata apo ndërtim vilash.

Lokacion i përsosur për banim – Me një lartësi mbidetare deri në 800m dhe pjerrtësi natyrore që ofron pamje panoramike mbi gjelbërimin e zonës, kjo pronë është një perlë e fshehur në natyrë. Ajër i pastër, qetësi dhe një atmosferë që ofron relaks të vërtetë.

Potencial i lartë për investime – Zona po kthehet në një destinacion atraktiv për ndërtimin e vilave, falë afërsisë me Restorantin "Verbica Agroturizëm" dhe zhvillimeve infrastrukturore përreth.

Aksesi i shkëlqyer – Prona ka qasje direkte në rrugën kryesore, me 75m gjatësi në rrugë dhe 422m gjatësi të përgjithshme. Ndodhet shumë afër autostradës në ndërtim Prishtinë–Gjilan, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë në një të ardhme të afërt.